Udhëzim Nr. 1, datë 18.02.2026
Udhëzim Nr. 1, datë 18.02.2026
- Neni 1 — Qëllimi
- Neni 2 — Fusha e zbatimit
- Neni 3 — Parimet e zbatimit të projekteve
- Neni 4 — Planifikimi buxhetor i projekteve kërkimore
- Neni 5 — Përgjegjësitë institucionale
- Neni 6 — Projektet kërkimore në institutet dhe qendrat kërkimore të përhershme (njësitë afatgjata) •
- Neni 7 — Projektet kërkimore në njësitë e kërkim-studimit — Afatshkurtra •
- Neni 8 — Projektet e veçanta / Projektet e financuara nga institucione të tjera të ideuar e aplikuar prej ASH •
- Neni 9 — Kontrata •
- Neni 10 — Shpenzimet dhe baza materiale
- Neni 11 — Raportimi dhe produktet shkencore
- Neni 12 — Mosrealizimi i projektit dhe shkelja e detyrimeve
- Formatet 1–12
Neni 1
Qëllimi
Ky udhëzues ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave të unifikuara për programimin, vlerësimin, miratimin, zbatimin, menaxhimin, monitorimin, raportimin dhe mbylljen e projekteve shkencore të financuara/bashkëfinancuara nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) e të projekteve të mbështetura prej ASH-së për aplikim e zbatim pranë Institucioneve të tjera, me financim të tyre, me synim garantimin e cilësisë shkencore, transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies institucionale.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Dispozitat e këtij udhëzimi zbatohen për të gjitha projektet shkencore të zhvilluara në kuadër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përfshirë projektet e financuara nga fondet e ASH-së, projektet kombëtare dhe ndërkombëtare ku ASH vepron si institucion drejtues ose partner, si dhe projektet e realizuara nga njësitë e kërkim-studimit, institutet dhe qendrat kërkimore të përhershme në kuadër të programit të tyre si dhe nga njësitë e ngritura posaçërisht për realizimin e projektit përkatës.
Neni 3
Parimet e zbatimit të projekteve
Zbatimi i projekteve shkencore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë mbështetet në parimet e ligjshmërisë, lirisë akademike dhe integritetit shkencor, konkurrencës së hapur dhe barazisë së mundësive, transparencës dhe paanshmërisë në vlerësim, efikasitetit në përdorimin e fondeve, si dhe ndikimit shkencor, shoqëror dhe zhvillimor. Projektet realizohen në përputhje me strategjinë e ASHSH-së, prioritetet kombëtare të kërkimit shkencor, Statutin e ASHSH-së, si dhe aktet e brendshme në fuqi.
- Projekte në kuadër të programeve të njësive afatgjata (institute e qendra)
- Projekte në kuadër të njësive afatshkurtra
- Projekte të veçanta
- Projekte të mbështetura nga ASH-ja, pranë Institucioneve të tjera
Neni 4
Planifikimi buxhetor i projekteve kërkimore
- Planifikimi financiar për projektet e vitit pasues, të përcaktuara në nenin 3 të këtij udhëzimi, është detyrim procedural dhe kryhet brenda afateve të ciklit të planifikimit buxhetor të ASHSH.
- Projektet e propozuara duhet të përfshihen detyrimisht në Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) që harton institucioni në vitin aktual.
- Mospërfshirja e projektit në PBA përbën pengesë procedurale dhe nuk lejon përfshirjen e tij në procesin e vlerësimit, miratimit dhe kalimin në fazat e mëtejshme, të parashikuara në këtë udhëzim.
Neni 5
Përgjegjësitë institucionale
- Drejtuesi i Projektit është përgjegjës për zbatimin shkencor të projektit, në përputhje me objektivat, planin e punës, buxhetin dhe afatet e miratuara. Ai siguron realizimin e aktiviteteve kërkimore, përgatit dhe dorëzon në kohë raportet periodike dhe përfundimtare, si dhe realizon dhe dorëzon produktet shkencore të parashikuara në kontratën e projektit.
- Kancelari i ASHSH-së është përgjegjës për administrimin financiar dhe buxhetor të projekteve shkencore, autorizimin dhe kryerjen e shpenzimeve në përputhje me legjislacionin financiar në fuqi, buxhetin e miratuar dhe kontratën e projektit, si dhe për menaxhimin administrativ të bazës materiale dhe pajisjeve të blera ose të vëna në dispozicion të projekteve, sipas kompetencave të përcaktuara në Statut dhe aktet e brendshme të ASHSH-së (neni 34 i Rregullores së brendshme administrative).
- Njësia e kërkim-studimit, instituti ose qendra kërkimore e përhershme ndjek ecurinë shkencore të projektit, si pjesë e programit të tyre, mbështet drejtuesin e projektit në zgjidhjen e problematikave gjatë zbatimit si dhe certifikon raportet shkencore periodike dhe përfundimtare (nenet 43–45 të Statutit).
- Qendra e Projekteve dhe Koordinimit të Kërkimit Shkencor (QPKKSH) administron dokumentacionin e projekteve, verifikon përputhshmërinë e raporteve dhe kërkesave me projektin e miratuar, ndjek respektimin e afateve dhe përgatit informacion përmbledhës periodik për Kryesinë dhe Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë mbi ecurinë e projekteve (sipas neneve 30–32 të Rregullores së përgjithshme).
- Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Seksionet, Asambleja ushtrojnë mbikëqyrjen strategjike të projekteve shkencore dhe marrin vendime për çështjet që lidhen me orientimin, vazhdimësinë, ndryshimet thelbësore ose ndërprerjen e tyre.
Neni 6
Projektet kërkimore në institutet dhe qendrat kërkimore të përhershme (njësitë afatgjata)
Neni 7
Projektet kërkimore në njësitë e kërkim-studimit — Afatshkurtra
Neni 8
Projektet e veçanta / Projektet e financuara nga institucione të tjera të ideuar e aplikuar prej ASH
Neni 9
Kontrata
Neni 10
Shpenzimet dhe baza materiale
- Për projektet e njësive të përhershme veprohet sipas procedurave të shpenzimeve në tërësi, parashikuar në nenin 23 të ligjit nr. 53/2019 dhe nenet 74 dhe 75 të Statutit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe në udhëzimin nr. 1, datë 27.02.2023.
- Për projektet e njësive afatshkurtra veprohet sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin nr. 1, datë 27.02.2023 të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për përcaktimin e modaliteteve dhe miratimin e shpenzimeve të projekteve.
- Kërkesat duhet të jenë të argumentuara, të parashikuara në buxhetin e projektit, të paraqitura përmes drejtuesit të Njësisë e të projektit, në Protokollin e ASH-së, drejtuar kancelarit (për dijeni Kryetarit). Pagesa e honorarëve kryhet çdo gjashtë muaj, pas dorëzimit të raporteve përkatëse sipas neni 6, pika 6 i këtij udhëzimi. Financa verifikon përputhshmërinë me projektin e miratuar në këshillim me QPKKSH-në.
- Drejtuesi i projektit është përgjegjës për përdorimin, konsumimin, administrimin, inventarizimin dhe dorëzimin e bazës materiale dhe pajisjeve të projektit, sipas rregullave në fuqi. Çdo ndryshim nga specifikimet e miratuara paraprakisht kërkon miratim formal.
Neni 11
Raportimi dhe produktet shkencore
- Drejtuesi i Projektit paraqet raporte progresi çdo gjashtë muaj, si dhe raportin përfundimtar, të cilat certifikohen nga njësia përkatëse dhe depozitohen në zyrën e protokollit të ASH-së; një kopje në formë elektronike dorëzohet në Qendrën e Projekteve dhe Koordinimit të Kërkimit Shkencor (QPKKSH), ndërsa drejtuesit e njësive raportojnë për ecurinë e rezultatet e tyre nëpërmjet raporteve vjetore e raportimeve para Kryesisë e Bordit të drejtorëve, në përputhje me nenin 45, pika 4, dhe nenin 35 të Statutit të ASHSH-së, si dhe Udhëzimin nr. 1, datë 27.02.2023.
- Produktet shkencore minimale të çdo projekti përfshijnë botim artikulli shkencor me rezultatet dhe prezantimet në konferenca ose veprimtari shkencore, me përparësi ato ndërkombëtare. Të paktën një artikull duhet të botohet në revistat e ASHSH-së. Të gjitha botimet dhe prezantimet duhet të citojnë mbështetjen e ASHSH-së, ndërsa autorët janë të detyruar të përfshijnë në adresën institucionale përkatësinë me ASHSH-në, si adresë parësore ose dytësore, së bashku me njësinë ose komisionin në të cilin bëjnë pjesë dhe përmes të cilit kanë aplikuar dhe realizuar projektin.
Neni 12
Mosrealizimi i projektit dhe shkelja e detyrimeve
- Mosrespektimi i afateve të raportimit, mosdorëzimi i produkteve shkencore ose shkelja e rregullave dhe detyrimeve të mësipërme, të konstatuara dhe të vërtetuara nga njësia përkatëse QPKKSH, kancelari, sekretari shkencor, drejtuesi i njësisë përveç masave disiplinore të parashikuara e atyre në kuadër të realizimit te programit vjetor prej kërkuesit shkencor ndërmerren dhe masa si pezullimi i menjëhershëm i financimit, ndërprerje e projektit, mbyllje e kontratës e cdëmtim si dhe përjashtim nga programet e ardhshme të financimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
- Këto masa merren prej kryesisë së ASH në shqyrtim të shkeljes se konstatuar me kërkesën e konstatuesit bazuar në mendimin e njësisë dhe/ose komisionit përkatës.
Formatet
Modelet bashkëngjitur udhëzimit
- Formati 1 Propozimi i Projekt-Idesë Shiko Hap formularin
- Formati 2 Skedë e vlerësimit të Projekt-Idesë Shiko
- Formati 3 Skedë Aplikim Projekti Shiko
- Formati 4 Buxheti i detajuar Shiko
- Formati 5 Planifikimi i detajuar i buxhetit Shiko
- Formati 6 Lista e pajisjeve / materialeve Shiko
- Formati 7 Raporti i Përparimit 6-Mujor Shiko
- Formati 8 Raporti Përfundimtar Shiko
- Formati 9 Vlerësimi i Raportit Përfundimtar Shiko
- Formati 10 Kontratë shërbimi kërkimi shkencor Shiko
- Formati 11 Tabela e të dhënave bazë Shiko
- Formati 12 Përmbajtja e dosjes së projektit Shiko